Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit ka reaguar kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

Për Berishën kjo amnisti bëhet me qëllim legalizimin e parave të drogës dhe krimit, pasi sipas tij shqiptarë të ndershëm nuk mund të sigurojnë 2 milionë euro kursime.

Me këtë proces Berisha shton se nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taks veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të legalizohen.

“Amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin dhe sigurinë. Nëse siç shihet ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

“Me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taks veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të legalizohen. Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat 23% këtyre që merren me aktivitete kriminale u thotë e keni 7%.”, tha Berisha.

Më herët kryeministri Edi Rama u tregua i prerë se qeveria do e bëjë ligjin për aministinë fiskale, shkruan TV Malisheva.

Share.