Kandidati për kryetar nga AAK në Malishevë, Kastriot Berisha, po qëndron në Turqi, ku po zhvillon një vizitë disa ditore. 
Ai gjatë ditës vizitoi kolegjin “HUMA” ku mësoi metodikat më moderne të mësimit që bëri që nxënësit e kësaj shkolle të kenë çmime prestigjioze dhe me renome ndërkombëtare.
Berisha në postimin e tij në Facebook ka potencuar se në kuadër të programit të tij parashesh digjitalizim të shkollave dhe procesit mësimor.
Ai garanton se gjatë mandatit të tij stafi do të rekrutohet nga komisione të pavarura dhe stafi në institucionet arsimore do të jetë jo-politik.
“Me drejtorin Mehmet Birekul ndajmë të njëjtin vizion. E informova se në Malishevë synoj ta digjitalizoj procesin mësimor, që të përmirësoj kushtet e mësimit dhe po ashtu transparencën në procesin e zgjedhjes së mësimdhënësve, duke formuar komisione të pavarura që do të punëojnë në shkollat tona profesionistë të vërtetë pa dallim të partive politike”, u shpreh Kastriot Berisha në postimin e tij në Facebook. /TV Malisheva

Share.