Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se qeverisja e Nismës Socialdemokrate në Malishevë e ka kthyer këtë komunë në vitin 2000, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se i lutet zotit që të mos ketë kurrë Malisheva një qeverisje siç ka qenë Nisma.

“I lutem Zotit që Komuna e Malishevës kurrë të mos ketë ksi qeverisje si ka qenë Nisma, për arsye se Komuna e Malishevës është kthyer në vitin 2000”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë kështu ngase sipas tij në Malishevë nuk ka ndodhur asnjë ndryshim dhe se Malisheva ka shkuar vetëm prapa.

“Asnjë ndryshim nuk ka, do të thotë ka shkuar në anën negative, ka shkuar prapa dhe sot kur del në Malishevë nuk e di se a jemi në vitin 2000 pas lufte apo në vitin 2021”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.