Pas shpalljes “non grada” nga Mbretëria e Bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një letër të hapur Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Sir Alastair King-Smith.
Berisha shkruan dhe e pyet ambasadorin se si ka mundësi që Damir Fazliq, i cili nuk është i dënuar as në Shqipëri, dhe as në Britani, të shërbejë si alibia e vetme e akuzave të korrupsionit ndaj tij.
Ai përsërit deklaratat e djeshme, kur thotë se biznesmeni me shtetësi britanike nuk ka përfituar asnjë qindarkë para publike gjatë qeverisjes së tij, e mandej shprehet se drejtësia shqiptare në këto 9 vite, ka pasur mundësi dhe pavarësi që të hetojë.
Ish-kryeministri e cilëson fyerje përdorimin e një emri, i cili nuk ka qenë i dënuar më parë as në Shqipëri as në Britani dhe kundër tij nuk ka asnjë provë. Ai thekson se kjo përbën një skandal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korrupsioni me qëllim për të zgjatur ditët e qeverisë më të korruptuar në Evropë, duke ju referuar qeverisë Rama.
Në fund te letrës se tij, Sali Berisha i kërkon Britanisë së Madhe që çdo provë të mundshme kundër tij, ta paraqesin në Gjykatë.
Letra e plotë:
Shkelqesia Juaj!
E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!
Absurde, per te thene me te pakten!
Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.
E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.
Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t’ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre.
E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per shkelqesine tuaj, Ambasador King-Smith dhe qeverine e UK, qe çdo prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike.
Me konsiderate, Sali Berisha
/TV Malisheva