Kandidati për kryetar nga AAK, Kastriot Berisha, ka qëndruar në Turqi në stadiumin Konya Buyukshehir Arena me 42 mijë ulëse.
Aty është takuar ai me projektuesin e këtij stadiumi, ku ka marrë zotimin për investim në formë koncesioni në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Berisha në postimin e tij ka thënë se stadiumi “Liman Gegaj” do të jetë ultra modern ku do të luajë edhe Kosova A dhe do jetë shtëpia ndërkombëtare e FC Malishevës.
Ky është premtimi më konkret deri tash për stadiumin e qytetit të Malishevës nëse Kastriot Berisha bëhet kryetar. /TV Malisheva
Postimi i plotë i Kastriot Berishës: