Portieri shqiptar Etrit Berisha vlerësohet si transferimi më i qëlluar i bërë nga klubi italian SPAL në edicionin 2019/20. SPAL nuk ka pasur një edicion të mirë në elitën e futbollit italian, duke zënë vendin e parafundit pas 26 xhirove, por Berisha ka qenë ndriçimi i vetëm në skuadër, raporton “Tuttomercatoweb”.

Berisha ka bërë 107 pritje në 26 ndeshje dhe është portieri i tretë me më së shumti pritje për ndeshje në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Ai iu bashkua SPAL-it në formë huazimi nga Atalanta.Në të vërtetë drejtori sportiv i SPAL-it, Davide Vagnati, po shihet si njeri që bën lëvizje të qëlluara sa i përket portierëve. Më herët në portë te SPAL-i ishin Alex Meret, Alfred Gomis dhe Emiliano Viviano./ Tv Malisheva

Share.