Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kastriot Berisha, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Berisha po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Berisha i AAK-së ditën e sotme ka vizituar fshatin Temeqinë të Komunës së Malishevës, raporton TV Malisheva.

Ai ka drejtuar kritika për pushtetin e Nisma Socialdemokrate, duke thënë se Temeqinën e ka lënë anash.

Ja shkrimi i tij:

TEMEQINË

Gjithmonë i nderuar të jem në Temeqinë, ku kësaj radhe na priti si gjithmonë mirë i nderuari Sadri Shijaku në odën e tij.

Ambienti i ngrohtë i familjes Shijaku ku gjithmonë dallohet mikpritja, ku unë gjeta mbështetje të madhe për kandidaturën time si kryetar.

Temeqina është një prej zona e të lëna anash nga pushteti i Nismës, ku na presin shumë punë me qeverisjen time, e pa dyshim do bëjmë investimet e nevojshme kapitale dhe si dhe fuqizimi i bujqësisë.

Temeqina do trajtohet barabartë sikurse të gjitha lokalitetet tjera të Malishevës.

Sadriu është prindi i Donjeta Shijakut, asambleiste e Asamblesë Komunale në Malishevë, e cila rikandidon dhe sërish do jetë përfaqësuesja e banorëve të Temeqinit, andaj i bëj thirrje të gjithë e ta përkrahin një prej vajzave më të mira që ka Kosova.

#KastriotiKryetar

#AAK121

#MalishevaQeDuam /TV Malisheva

Share.