Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë për TV Pink të kontrolluar nga pushteti serb, se vendimi i fundit i Kosovës për targat është “vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës”.

Ajo ka thënë se konferenca e presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me këtë veprim ishte ”brutalisht e ndershme dhe më e hapura deri më tani. Ai ka folur për thelbin e asaj që ka ndodhur me vite e dekada dhe si trajtohen serbët në Kosovë, jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga shumica e vendeve perëndimore, BE-ja dhe vendet e Kuintit. Në të njëjtën kohë, SHBA ka vërtet qasjen më konstruktive, më pragmatike dhe më të drejtë. Thelbi nuk është te targat dhe kushdo që mendon kështu gabon, por se presioni dhe keqtrajtimi i serbëve vazhdon”, përsëri akuzon Bërnabiq në mënyrë paushallë, duke mos pasur argumente për të kundërshtuar vendimin.

Ajo “përkujton” se “viti flloi me faktin se serbëve nga Kosova u është hequr e drejta e votës, si për referendum ashtu edhe për zgjedhje dhe as vendet e Kuintit dhe as BE-ja nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për këtë”, transmeton Paparaci.

“Targat janë vetëm një formë presioni, kur thonë se do t’i konfiskojmë veturat, çfarë do të bëjnë atëherë serbët, do të detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre, ky është thelbi dhe prandaj Vuçiq thotë se nuk do lejojë një “Furtunë” tjetër dhe spastrim etnik”, duke aluduar në aksionin e Ushtrisë Kroate për çlirimin e pjesëve të atdheut nga agresorët serbë, ku gjatë tërheqjes së trupave pushtuese, me ta janë shpërngulur edhe serbët të cilët kanë bërë krime në Kroaci.

“Këtë qëndrim ndaj serbëve e konfirmoi edhe vet Petar Stano (zëdhënësi i BE-s) gjatë konferencës së tij për media”, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq./TV Malisheva

Share.