Në takimet elektorale që po bëjnë subjektet politike për Zgjedhjet parlamentare ,sot, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , njiherësh Kkandidat për kryeministër Kadri Veseli qëndroi në Malishevë . Në fjalën e tij përmendi kalimin në ilegalitet për plotë nëntë vite, Ai theksoi “Besa, buka dhe trimëria e Malishevës më bënë që gjithmonë të jem me qytetarët e Malishevës ”
Më pas premtoi që do të jetë zëri i fuqishëm i bizneseve malishevase, pa përjashtuar edhe sektorët tjerë .
Po ashtu ju dha përkrahje kandidatëve për deputet nga Malisheva , Isni Kilaj, Halit Krasniqi, dhe Halit Zogaj .