Ardhja e artistit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë shkaktoi debate të shumta edhe në komunitetin artistik.

Një nga të parat që reagoi lidhur me këtë ka qenë këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.

Ajo e konsideroi atë një njeri jo të mirë dhe se nuk kishte ndonjë arsye që të jetë i ftuar në një eveniment kaq tradicional.

Sidoqoftë, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale reagimin e këngëtares nuk e morën edhe aq të mirëqenë duke pretenduar se kishte kënduar më parë këngët e artistit serb.

Bëhet fjalë për këngën “Ederlezi”, për të cilën nuk mungoi një reagim sqarues as nga vet Kokëdhima.

“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregoviq ka kënduar këngën Ederlezi. Injoranca e frikshme, por Ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome. E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE. Bregoviq e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë.Llexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm”, kanë qenë fjalët e saj.

Projekti u përdor edhe si kolonë zanore e filmit të regjisorit Ermir Kusturiva, i cili njëherësh njihet edhe për disa bashkëpunime me Bregoviq. /TV Malisheva

Share.