Ish drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj e ka dorëzuar sot detyrën tek drejtori i ri, Rexhep Mazreku.
“Jam munduar që të ju qëndroj gjithmonë pranë, të gjitha OJQ-ve kulturore, rinore, në veçanti atyre Sportive. Bashkarisht gjatë kësaj periudhe e shkruajtëm Historinë e Sportit Malishevas, e ngritem në Piedestal, qoftë Futboll M&F, Volejboll, Atletikë, Not, Ping-Pong, Shenjëtari, Shah, e shumë sporte të tjera”, ka shkruar Besartë Kryeziu-Ramaj në postimin e saj në facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,
Të nderuar familjarë,
Të nderuar miq,
Të nderuara media,
Sapo e dorëzova detyrën si drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Malishevës !
Detyrën ja dorëzova, drejtorit të DKRS-së, z. Rexhep Mazrekut, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese !
Me të vërtetë, rrugëtimi im për gjatë këtyre 3 viteve si drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka qenë shumë i sfidueshëm për mua !
I sfidueshëm si drejtoreshë, si grua dhe si një nënë e dy vajzave !
Mirëpo, qëllimi i arritur !
Jam munduar aq shumë nga vetja, që të jap maksimumin për të mirën e përgjithshme të shoqërisë tonë !
Jam munduar që partinë NISMA Socialdemokrate, ta përfaqësoj në mënyrë dinjitoze !
Jam munduar që të ju qëndroj gjithmonë pranë, të gjitha OJQ-ve kulturore, rinore, në veçanti atyre Sportive. Bashkarisht gjatë kësaj periudhe e shkruajtëm Historinë e Sportit Malishevas, e ngritem në Piedestal, qoftë Futboll M&F, Volejboll, Atletikë, Not, Ping-Pong, Shenjëtari, Shah, e shumë sporte të tjera.
Pranë jush, isha gjithmonë, në çdo kohë dhe në çdo vend : në Malishevë, Rahovec, Suharekë, Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, etj. Ishte përvojë e shkëlqyer !
Thjesht, e kam admiruar punën tuaj !
Mirëpo, me përkrahjen e të gjithëve ne ja dolëm së bashku, me suksese të mëdha !
Prandaj, ndjehem krenare që pata fatin ta udhëheqi këtë digaster duke lënë gjurmë të pashlyera për 3 vite radhazi duke numëruar suksese një pas një !
F A L Ë N D E R I M E :
1. Faleminderit, Familjarëve të Mi, që çdo herë në çdo sfidë janë pranë meje ;
2. Faleminderit, Partisë së NISMA Socialdemokrate, konkretisht, Kryetarit të Partisë, z. Fatmir Limaj, për besimin e dhënë ;
3. Faleminderit, Kryetarit të Komunës, njëherit, Kryetarit të Degës, z. Ragip Begaj, për mbështetjen që më ofron ;
4. Faleminderit, Kryesisë së Gruas, së NISMA Socialdemokrate, dega në Malishevë, për përkrahjen e parezervë ;
5. Faleminderit, të gjithë miqve të mi, që parreshtur besojnë në punën time ;
6. Faleminderit, stafit të DKRS-së, dhe të gjithë punëtorëve të DKRS-së, për përgjegjshmërinë e treguar në punë, bashkarisht korrum suksese, prandaj gjithmonë do të mbeteni në memorien time ;
7. Faleminderit, të gjitha Klubeve Sportive, OJQ-ve kulturore dhe rinore, për bashkëpunimin e mirëfilltë që patëm ;
Për mua, Ishte nder dhe kënaqësi të punoja me ju dhe për ju ;
Prandaj, sot :
– Ballëhapur, dalë para familjarëve të mi ;
– Ballëhapur, dalë para Partisë sime NISMA
Socialdemokrate ;
– Ballëhapur, dalë para të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës ;
Na priftë e mbara !
Sinqerisht,
Besartë Kryeziu-Ramaj/ Tv Malisheva