Besartë Kryeziu – Ramaj merr detyrën si drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Këtëe ka bërë të ditur vetë Besarta Kryeziu Ramaj me një postim në rrjetin social, Facebook.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,
Të nderuar familjarë,
Të nderuar miq,
Të nderuara media,

Dua të ju njoftoj se kam marrë detyrën si drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës.
Obligim shtesë për mua, që të vazhdoj të punoj me zellin e gjithhershëm për punë!
Do të mundohem që të jap maksimumin për të mirën e përgjithshme të shoqërisë tonë, si dhe partinë NISMA Socialdemokrate, ta përfaqësoj në mënyrë dinjitoze.

Na priftë e mbara!

Me respekt,
Besartë Kryeziu-Ramaj,
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Share.