Ka lindur në Malishevë por jeton e vepron në Prizren. Me profesion është berber, ndërsa është bërë i famshëm gjithandej në Kosovë dhe, jo vetëm.

Quhet Besi Hoxha, pasioni i tij është të bëjë frizura të ndryshme. Së fundmi ai ka filluar të realizoj edhe tatu në mjekërr e flokë. Për këtë ai është bërë shumë i kërkuar.

Si rrjedhojë, Besi, ka hapur dy lokale, një në Prizren e tjetrin në Malishevë.
04 Online ka mësuar se Besi ka marrë pjesë “Internacional Cup 2020” në Shqipëri, organizim i realizuar me 16 dhe 17 shkurt. Në këtë organizim kanë marrë pjesë garues nga 50 vende të ndryshme të botës, të cilët kanë prezantuar stilet në frizura e në mjekërr, përkatësisht ‘tattoo’ në flokë e mjekërr. Domethënë, tattoo ishin specialitet në këtë garë.

Prezantimi i Besit në këtë garë, ka bërë që ai të fitoj vendin e parë. Për këtë ai shprehet shumë i lumtur, dhe beson se ky është vetëm fillimi. Madje, ai ka premtuar se për klientët e tij do të ketë shumë befasi gjatë vitit 2020, edhe përkundër faktit se kërkesat janë në rritje të madhe e të vazhdueshme.

Share.