Besnik Kelmendi i cili  që prej vitit 1992 jeton në Qytetin Essen dhe ka studiuar për Menaxhim Administrativ dhe tregtar, është duke kandiduar për Asamblenë e qytetit të Essen-it dhe Këshillin e Integrimit.

Gjithashtu është licencuar edhe si pedagog në Dhomën për Industri dhe Tregti (IHK) në Essen.

Aktualisht është zyrtar i Qeverisë së landit të Vestfalisë dhe Rajnës Veriore (NRW).
Në CDU angazhohet në disa fusha, anëtar i kryesisë së CDU-së Essen-Überruhr dhe Ruhrhalbinsel si dhe i kryesisë së CDA-së në Essen, pastaj anëtar ndërlidhës i Këshillit të Integrimit në Essen si dhe anëtar i Grupit të punës „Europa dhe integrimi“.

Veç këtyre funksioneve partiake është edhe kryetar i UDAI e. V. ( Unionit Gjermano-Shqiptar per Integrimit e.V.) dhe nënkryetar i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani.

Si shqiptar i lindur në Kosovë dhe refugjat i dikurshëm e dinë mirë se çfarë rëndësie ka realizimi i suksesshëm i integrimit, ndaj dhe do t‘u shërben migrantëve si shembull.

Rëndësi të veçantë për Z. Kelmendin ka sidomos bashkëjetesa paqësore dhe respekti i ndërsjellë i qytetareve pavarësisht prejardhjes dhe fesë së tyre.

Në këtë fushë Kelmendi do të përpiqet të bëjë gjithçka që ka në dorë, pasi që bashkëjetesa paqësore përbën një vlerë të madhe për shoqërinë tonë, sidomos në këto kohë plot tensione që po jetojmë.

Dhe pikërisht realizimi i këtyre qëllimeve më motivon të punojë me energji të madhe.
Mbështetja përmes votës tuaj me 13 Shtator 2020 do të më gëzonte shumë!
Besnik Kelmendi
Kandidati juaj për CDU Essen /TV Malisheva

Share.