Betejat që po zhvillohen në Ukrainën lindore mund të vendosin për fatin e vendit, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase në qytetet binjake që shtrihen në lumin Siverskyi Donets në Ukrainën lindore.
Oleksandr Motuzyanyk tha se rusët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për të kaluar lumin.
“Tani ne po vëzhgojmë fazën më aktive të agresionit në shkallë të plotë që Rusia shpalosi kundër vendit tonë,” tha ai në një konferencë televizive.
“Situata në frontin (lindor) është jashtëzakonisht e vështirë, sepse fati i këtij vendi ndoshta po vendoset (aty) pikërisht tani,” raporton Sky News.