Katër deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Arbëreshë Krasniqi janë betuar në fillim të seancës së sotme.
Tekstin e betimit e ka lexuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Këta deputetë morën vendet e tyre në vend të anëtarëve të rinj të Qeverisë së Kosovës si Armend Zemaj, Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Albulena Balaj Halimaj./ Tv Malisheva