Beyonce ka publikuar një mesazh publik duke mbështetur Meghan Markle – dy ditë pas intervistës bombastike të dukeshës me Oprah Winfrey.
Fituesja e Çmimeve ‘Grammy’ – e cila besohet të ketë takuar Meghanin vetëm në një rast – ndau mesazhin fuqizues me fansat në uebfaqen e saj personale të martën, shkruan DailyMail.
“Faleminderit Meghan për guximin dhe udhëheqjen tënde. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ti”, shkroi Beyonce përbri një imazhi që tregonte takimin e saj me mbretërorët në premierën në Londër të “Lion King” në korrik të vitit 2019.
Të hënën, Beyonce gjithashtu publikoi një postim të veçantë në faqen e saj të internetit duke lavdëruar 12 gra që ajo i konsideroi si ‘shkelëse të rregullave’.
Këngëtarja shkroi: “Për ato që krijuan mënyrën e tyre për të treguar historitë e tyre, gjetën rrugë të tjera për të arritur në destinacione dhe thyen çdo rregull gjatë procesit, Ne ju shohim! Ne e përshëndesim secilin prej jush në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas”.
Premiera e filmit “Lion King” shënoi herën e parë që Meghan dhe Beyonce u takuan.
Princi Harry, Jay-Z dhe shefi i Disney, Bob Iger ishin gjithashtu të pranishëm gjatë takimit në tapetin e kuq të premierës së filmit.
Ndërsa Meghan dhe Beyonce po takoheshin, Harry u kap nga kamerat duke i thënë Igerit se Meghan ishte ‘e interesuar’ për të çuar përpara karrierën e saj si aktore.
Sipas Grazia, prezantimi i Meghanit me Beyoncen ‘shënoi kulmin e një procesi të gjatë për të orkestruar një takim’.
“Meghan kishte qenë një fanse e këngëtares për vite me radhë – ajo postonte dedikime të ndryshme në llogarinë e saj të dikurshme në Instagram, tani të fshirë – dhe e shihte si një idhull”, raportoi revista në atë kohë.
Publikimi pretendoi se shoqja e përbashkët e çiftit, Serena Williams, e ndihmoi Meghanin ‘të binte kontakt’ me Beyoncen. /TV Malisheva