I biri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, afro një muaj më parë ishte kundërshtari kryesor i Agim Ademit në garën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Por kandidatura e tij nuk ishte aprovuar për arsye se disa nga nënshkrimet që kishte mbledhur Vokrri ishin cilësuar si të jashtëligjshme, përcjell TV Malisheva,
Më tutje, Vokrri kishte paditur FFK-në në Gjykatën Themelore për thirrje të jashtëligjshme të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa tani Gjykata e Apelit e ka aprovuar vendimin e Themelores, kështu duke refuzuar çdo ankesë të Vokrrit.
Më poshtë mund të gjeni aktvendimin e Gjykatës së Apelit.