Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Bibaj, ka thënë se nga kjo parti kanë bashkëpunuar me partitë e tjera kur ka qenë në pyetje interesi i qytetarëve, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se po ashtu kanë kundërshtuar kur kanë parë se ka pasur interesa personale dhe grupore të njerëzve.
“Ne kemi qenë me të gjitha partitë politike kur ka qenë interesi qytetar, pavarësisht se a kemi qenë në opozitë apo edhe në pozitë, nuk e kemi mbështetur ekzekutivin kur ka pasur interesa personale, grupore të njerëzve”, ka thënë Bibaj.
Bibaj ka theksuar se kur ka pasur interesa të qytetarëve, ata I kanë mbështetur dhe I kanë shtyrë proceset përpara.
“Kur ka pasur interesa të qytetarëve e kemi mbështetur dhe i kemi shtyrë proceset përpara”, ka thënë ai.
Nebih Bibaj aktualisht është asamblist ndërsa kjo është hera e dytë që ai garon për këtë pozitë. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: