Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Bibaj, ka thënë se qeverisja e Nismës në Malishevë është skandaloze dhe se kjo qeverisje do të mbahet mend për, sipas tij, gjithë të këqijat, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se gjendje skandaloze është në të gjitha pikat ku ka qeverisur kjo parti në Malishevë, për dy mandate.

“Qeverisja e Nismës në Malishevë është skandaloze, në të gjitha pikat ku aj ka qeverisur, në infrastrukturë, në të gjitha pjesët, shihe qendrën çfarë investimi është bërë qe tetë vite”, ka thënë Bibaj.

Ai po ashtu ka përmendur disa nga projektet që sipas tij, nuk janë punuar si duhet.

“Shih rrugën Rilindja Kombëtare, gropa në të gjitha pjesët, rruga Pavarësia shumë vonë është asfaltuar, a duhet vetëm ne kohë fushate të rregullohet, minitranziti, brenda një periudhë të shkurtër është investuar 2-3 herë në të, rruga Imer Krasniqi, është skandaloze, nuk ken ë atë pjesë trotuar, si kalojnë ata qytetarë”, ka thënë ai.

Sipas Bibajt, qeverisja e Nismës do të mbahet mend për keqqeverisje.

“Kjo qeverisje do të mbahet mend për të gjitha të këqijat që ia ka bërë këtyre qytetarëve në aspektin social”, ka shtuar Bibaj.

Nebih Bibaj aktualisht është asamblist ndërsa kjo është hera e dytë që ai garon për këtë pozitë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.