Në vazhdimin e projektit ”T’i pasurojmë bibliotekat e SHFMU-ve  me lektyrë shkollore” në Komunën e  Malishevës, sot për SHFMU-në 18 Prilli në fshatin Burim, mërgimtari që punon në  mërgatë, këtij aksioni ju përgjigj përmes poetit dhe nismtarit të projektit për pasurimin e fondit të bibliotekave në Komunën e Malishevës, Mehdi Krasniqit, ku dhuroi 221 ekzemplarë lektyrë shkollore, për nxënësit që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Pranimin e lektyrës shkollore e bëri, drejtori i SHFMU-së, Afrim Morina, ku  mes tjerash theksoi ”Mërgata jonë edhe dje, në kohë më të vështira nëpër të cilat kaloi shkolla shqipe ndihmoi dhe financoi arsimimin e nxënësve dhe pavarësinë e shkollës shqipe nga shteti pushtues serbë, por edhe sot në kohë më të mira edhe kur shkolla shqipe është e pavarur, vazhdojnë t’a ndihmojnë në të gjitha aspektet, prandaj, jam mirënjohës mërgimtarit tonë në emër të nxënësve , mësimdhënësve dhe prindërve për këto lektyra që na i dhuroi shkollës sonë, ky shembull tregon vlerat e mërgatës se ku duhet të investohet, prandaj edhe një herë faleminderit mërgimtarit dhe mërgatës tonë të vlerësuar”, përfundoi Morina.

Që nga kur ka filluar ky projekt tashmë ka arritur të pajisë bibliotekën e 19 , projekti vazhdon edhe në të ardhmen./TV Malisheva

Image may contain: 2 people, indoorImage may contain: 1 person, indoor

Share.