Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka biseduar sot përmes telefonit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden njoftoi Zelensky-n për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën.
Biseda e dy krerëve të shteteve ka zgjatur rreth një orë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky ka shkruar në Twitter në lidhje me bisedën telefonike, duke thënë se ata “vlerësuan krimet ruse të luftës” dhe “ranë dakord të rrisin sanksionet”, sipas CNN.