Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka gabim nëse mendon se Perëndimi do të humbasë interesin dhe do të ndalojë së mbështeturi Ukrainën.

“Përderisa Rusia vazhdon brutalitetin e saj kundër Ukrainës, Putini po shpreson se ne do të humbim interesin. Ai vë bast se uniteti i Perëndimit do të shembet. Ne do t’i dëshmojmë edhe një herë se e ka gabim,” shkroi Biden në Twitter.

/TV Malisheva

Share.