Presidenti i SHBA-së ,Joe Biden planifikon të dhurojë vaksina kundër koronavirusit dhe qëllimi i tij është të drejtojë 75 për qind të dozave të tepërta në COVAX, mekanizmi global për shpërndarjen e vaksinave, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Biden synonte të dhuronte 80 milion doza vaksinash në vendet e tjera deri në fund të qershorit, raporton AP.

Shtëpia e Bardhë deklaron se 25 për qind e dozave do të mbahen në rezervë për situata emergjente dhe dhurime të drejtpërdrejta për aleatët dhe partnerët.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 63 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit./TV Malisheva

Share.