Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar një tjetër paketë ndihme sigurie për Ukrainën, duke i siguruar vendit municione artilerie shtesë, radarë dhe pajisje të tjera.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se administrata e tij “ka shteruar pothuajse fondet që mund të përdoren për të dërguar ndihmë sigurie përmes autoriteteve për Ukrainën”.
Ai i bëri thirrje Kongresit që “të sigurojë shpejt fondet e kërkuara për të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”.
Që nga fillimi i luftës, SHBA-ja ka premtuar ose ka dorëzuar tashmë në Ukrainë armë dhe municione me vlerë më shumë se 3,7 miliardë dollarë.
“Mbështetja e SHBA-së, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë shumë e rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën për të fituar betejën kundër Rusisë”, tha Biden.
/TV Malisheva