Presidenti amerikan, Joe Biden, sot njoftoi një ndihmë shtesë prej gjysmë miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë një vizite të papritur në Ukrainë.

Biden bëri të ditur se paketa do të përfshijë më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë municion artilerie.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai dhe Biden folën për “armët me rreze të gjatë dhe armët që mund të furnizohen ende në Ukrainë, edhe pse nuk ishte furnizuar më parë”.

Biden foli për qëndrueshmërinë e rezistencës ukrainase, shkruan CNN, përcjell /TV Malisheva

Biden u takua me Zelensky, si dhe zonjën e parë, Olena Zelenska, në pallatin presidencial të Kievit të hënën.

Vizita historike erdhi vetëm disa ditë para se të bëhet një vjet nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.