Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se lufta në Evropën Lindore mund të jetë e gjatë dhe i vështirë.
“Populli amerikan do të jetë i vendosur në mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës, i cili po përballet me sulmet imorale dhe jo etike të Putin-it ndaj popullatës civile. Ne do t’i japim Ukrainës armë për të luftuar dhe mbrojtur për ditët e vështira që do të vijnë. Ne do të mbështesim ekonominë e Ukrainës me ndihmë të drejtpërdrejtë financiare”, tha ai në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.
“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi ekonominë e shkatërruar të Putin-it, duke e izoluar atë në skenën globale. Ky është qëllimi ynë. Bëni Putin-in të paguajë çmimin, dobësoni pozicionin e tij, ndërsa ne forcojmë ukrainasit në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”, ka shtuar Biden, transmeton CNN.