Besimi i rusëve në presidentin Vladimir Putin gjatë muajit korrik ka rënë në një nivel të ri, deri sa dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë kundër Kremlinit.

Sipas rezultateve të publikuara rishtazi nga Levada Center, vetëm 23 për qind e të anketuarve e vlerësuar Putinin kur u pyetën të përcaktojnë se cilit politikan i besojnë më shumë.

Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në muajin nëntor të vitit 2017, kur 59 për qind e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë dhe 3 pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar.Levada këtë sondazh e zhvilloi me 1,617 rusë midis periudhës 24-25 korrik.

Protesta masive në rajonin e Khabarovskit, shpërtheu këtë muaj pas arrestimit të guvernatorit të saj popullor Sergei Furgal dhe zëvendësimin e tij me një ligjvënës të emëruar nga Putin.

Në një sondazh tjetër të lëshuar këtë javë, Levada Center tha se gati gjysma e rusëve miratojnë protestat kundër Kremlinit në Khabarovsk./Tv Malisheva

Share.