Një fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë në Lipjan.

Për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Lipjan.

Në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull sh/k- fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen”, njofton policia. /TV Malisheva

Share.