Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se gjatë muajit shtator ka pasur rënie të përfituesve nga skema e ndihmës sociale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin shtator 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20,671 familje me gjithsej 81,113  anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 24,169 familje me gjithsej 95,478 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 3,498 ose 14,5%.

Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema për pensionet e Trepçës (-18,1%); skema për pensionet familjare (-10,1%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-0,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,6%).

Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%); skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,9%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,9%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (12,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,4%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,0%); skema për veteranët e luftës (-0.2%).

/TV Malisheva

Share.