Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 371.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 25 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.735 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,191 qytetarë.
Deri më sot 824.563 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.048 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,741 persona./TV Malisheva