Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar tri raste të reja me koronavirus nga 321 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës. Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569. Në total numri i rasteve aktive është 394.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
/TV Malisheva