Pavarësisht shitjeve më të mira vendase në një dekadë, prodhimi gjerman i automjeteve pësoi një rënie vjetore, pasi tregjet e eksportit vazhduan të pakësoheshin, njoftoi sot Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA).

VDA deklaroi se shitjet vendase në vitin 2019 pësuan një rritje prej rreth 5% nga viti në vit në rreth 3,6 milionë automjete të reja.

Sipas një agjencie qeveritare, shumica më e madhe e blerjeve, rreth dy të tretat, ishin nga kompani të ndryshme.

Megjithatë, prodhimi i përgjithshëm u ul me 9% në vit, në 4,7 milionë automjete, si pasojë e pakësimit të kërkesës nga jashtë vendit. Kjo përputhet me rënien në vazhdim të shifrave të eksportit./ATSH/

Share.