Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s.
“Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtës i vetmi për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”, ka shkruar Bieber.
Bieber më tej ka shkruar se një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiq mund të vazhdojë pa shumë ndryshime drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
The published agreement between🇷🇸 & 🇽🇰contains no surprises. The key open questions are a) the details about the ASM & b) the position of non-recognizers in 🇪🇺& NATO. 1/3 https://t.co/DxPgSntSLQ
— Florian Bieber 🇺🇦 (@fbieber) February 27, 2023
/TV Malisheva