Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë dje kanë protestuar në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, tha se Vuçiq po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo bëri që ajo të jetë më masive.

Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës.

“Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapela kur ka nevojë”, pohoi ai.

Për Vuçiqin, tensionet në Kosovë shërbejnë për qëllime të shumëfishta, shkruan Foreign Policy.

Ato përshtaten mirë me retorikën nacionaliste të Vuçiqit dhe i mundësojnë atij të luajë rolin e një burrështetasi në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Ndryshe, Vuçiq dha dorëheqje si kreu i Partisë Progresive Serbe, por kjo nuk i ndali protestat. Zgjedhjet e parakohshme tani janë në horizont, por ende nuk ka dalë një opsion tjetër që mund t’ia sfidonte seriozisht pushtetin autoritar.

/TV Malisheva

Share.