Gjatë këtyre ditëve në Turqi është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, “Best Of Rumeli Odulleri”, që njëherësh përzgjedh artistët më të mirë në Ballkan.
Bëhet fjalë për yllin nga Maqedonia, Big Mama, e cila është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”.
Gjithashtu, janë shpërndarë edhe çmime të tjera në kategori të ndryshme duke nderuar gazetarët, producentët, aktorët, shkrimtarët e po ashtu edhe ata të fushës së modës.
Lista me fituesit e plotë të kësaj ceremonie:
Artisti më i mirë – Muammer Ketencioglu
Artisti më i mirë rumelian – Rumeli Dogan
Producenti më i mirë në një radio – Hopsa Ayhan
Transmetuesi më i mirë i Radios Kombëtare – Emre Mutlu
Aktorja më e mirë – Demet Evgar
Aktori më i mirë – Can Nergis
Gazetari më i mirë – Yalçin Bayar
Artistja më e mirë femër – Gulçin Ergu
Artisti më i mirë mashkull – Ozgun Ugurlu
Shkrimtari më i mirë – Alev Alatli
Basketbollisti më i mirë – Melih Mahmutoglu
Kreatorja më e mirë – Perihan Aki
Filmi më i mirë – Annemin Yarasi
Skenaristi më i mirë – Gani Mujde
Artistja më e mirë maqedone – Elena Ristevska
Artistja më e mirë boshnja – Hanka Paldum
Artistja më e mirë shqiptare – Big Mama. /TV Malisheva