Zëri i Nexhmije Pagarushës ishte një ngjyrim unik dhe adhurohej nga të gjithë.

Në botën e interpretimit mori çdo herë vëmendje. Krijimtaria e saj vlerësohet çdo ditë. Edhe pas vdekjes këngët e saj janë të tejkohshme.

Por ka hyrë në radhën e personaliteteve më të mëdha kulturore të Kosovës që nuk kujtohen në përvjetorët e tyre. Njëjtë sikurse për të, shteti ka vepruar edhe me figura si ajo e Bekim Fehmiut, Melihate Ajetitit e emra të tjerë të rëndësishëm të historisë kulturore të Kosovës.

Me epitetin Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha ka hyrë në radhën e personaliteteve më të mëdha kulturore të Kosovës që nuk kujtohen në përvjetorët e tyre. Njëjtë sikurse për të, shteti ka vepruar edhe me figura si ajo e Bekim Fehmiut, Melihate Ajetitit e emra të tjerë të rëndësishëm të historisë kulturore të Kosovës. Të dielën, kur u shënua njëvjetorit i vdekjes së Pagarushës, ajo u kujtua vetëm në rrjete sociale, pa kurrfarë organizimi.

Në çdo paraqitje skenike të Nexhmije Pagarushës nuk mungonin duartrokitjet. Ato ishin pasuria e saj më e madhe. Zëri i kësaj këngëtareje, që kishte një ngjyrim unik, adhurohet nga të gjithë. Nuk ka si të jetë tjetër për atë që konsiderohet primadonë e këngës shqipe. Në botën e interpretimit mori çdo herë vëmendje. Krijimtaria e saj vlerësohet çdo ditë. Edhe pas vdekjes këngët e saj janë të tejkohshme. Ata që bashkëpunuan me të druhen se kur të mos jenë më, mund të mos kujtohen as ata.

Filarmonia e Kosovës ishte ajo që gjatë gjithë vitit 2020 e përkujtoi Pagarushën. E bëri këtë që me koncertin e parë pas pandemisë, kur Visar Kuqi luajti në violinë “Bareshën” bashkë me orkestrën e Filarmonisë në Sallën e Kuqe, në tetor. Vazhdoi në forma të ndryshme deri te koncerti “Në kujtim të Nexhmije Pagarushës”, që u mbajt në dhjetor në Shkup e që pas disa ditëve erdhi edhe në Prishtinë. I pari i institucionit të muzikës në vend, Baki Jashari, ka thënë se çështja e përkujtimit të figurave me rëndësi për vendin, jo vetëm në fushën e muzikës por edhe në fusha të tjera, është problematike.

“Ndoshta ka ndikuar pandemia, ndoshta fushata, e ndoshta edhe fakti që ishte vikend, edhe pse cilado që mund të jetë, është e paarsyeshme. Por ne jemi mësuar me këtë dhe kryesisht përkujtimi i figurave varet nga interesimi edhe i individëve të caktuar e që kjo pastaj ndikon edhe te institucionet, pasi që nuk është dikush i caktuar që merret me këtë në mënyrë të veçantë, por ajo u lihet në dorë në njëfarë forme vetë institucioneve”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk çuditet nga kjo situatë e krijuar.

Në anën tjetër kompozitori Fahri Beqiri, bashkëpunëtor i Nexhmije Pagarushës që nga fillimet e saj, ka thënë se ajo e meriton që të përkujtohet. E ka konsideruar një ndër thesaret me të rëndësishme të melosit shqiptar. Ka kujtuar me nostalgji kohët kur ka bashkëpunuar me këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi. Me këtë të fundit ka treguar se ishin shokë që kur banonin në konvikt si studentë dhe miqësia u mbeti edhe më gjatë. Kështu, me Nexhmije Pagarushën njiheshin edhe familjarisht dhe përveçqë e konsideronte kolege, ka treguar se e kishte edhe mike shumë të çmuar.

“Ka merituar shumë. Shumë më tepër sesa i kemi dhënë. Dhe më vjen mirë që emri i saj asnjëherë nuk do të harrohet”, ka thënë Beqiri. Duke treguar se në një situatë të tillë në të ardhmen mund të gjendet edhe vetë, ka thënë se “u mbetet atyre që lënë pas t’i kujtojnë”. Ka shtuar se për vete, gjatë ditës së sotme është mjaftuar me emisionet e ndryshme televizive të cilat në një formë apo tjetër kanë shënuar përvjetorin e Pagarushës. Sipas tij, së paku në këtë mënyrë nëpër shtëpitë e njerëzve është shënuar 1-vjetori i ikjes në amshim të këngëtares.

E këngëtarja Shpresa Gashi ka kujtuar se si 50 vjet kishte bashkëpunuar së bashku me Pagarushën. Kur Gashi kishte nisur që të këndonte, ikona e muzikës popullore veçse kishte mbushur dekadën e parë. Pikërisht Nexhmije Pagarusha i jepte vërejtje e këshilla Gashit, që veçse kishte nisur hapin e parë drejt këngës. “Qëlloi kohë pakohë edhe kur vdiq, por edhe për promovimin e Monografisë, e siç duket edhe tash në njëvjetorin e vdekjes”, ka thënë ajo. Por, megjithatë, sipas saj, ka pasur hapësirë që të veprohet.

“Duhet që kjo të bëhet nga njerëzit kompetentë, të cilët siç duhet nuk i përcjellin datat. Ka munduar që të bëhet diçka në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës që të shënohet kjo datë”, ka thënë Gashi.

Nexhmije Pagarushka u lind në Pagarushë të Malishevës më 7 maj të vitit 1933. Aty kaloi fëmijërinë e hershme, deri kur familja e saj u zhvendos në Prizren e më pas në Prishtinë. Edhe pse ishte këngëtare e muzikës popullore, u krahasua me soprano të niveleve botërore, ani pse para më shumë se gjysmë shekulli Nexhmije Pagarusha nuk kishte bërë shkollë për muzikë. Pasuria muzikore që ajo la pas është testament i talentit të saj dhe interpretimit të veçantë. KOHA ,të dielën, në përvjetorin e vdekjes, ia ka kushtuar “Shtojcën për kulturë”. Nexhmije Pagarusha kujtohet si një këngëtare që shkon përtej profilit prej artisteje. Shtrirja e ngjyrave të zërit të saj mbesin sfidë edhe në ditët e sotme. Trashëgimia e Pagarushës do ende kohë për t’u zbërthyer. Kompozitori e dirigjenti Baki Jashari ka thënë se është mjaft komplekse të flitet për trashëgiminë e një këngëtareje si ajo. Dirigjenti Gridi Kraja thotë se arti që ajo la pas krenon të gjitha trevat shqiptare për breza me radhë. “…dhe na bën të pyesim veten: A jemi të denjë si pasardhësit e saj me artin që bëjmë sot?”, ka pyetur ai.

Por trashëgimia e Pagarushës do ende kohë për t’u zbërthyer. Kompozitori e dirigjenti Baki Jashari ka thënë se është mjaft komplekse të flitet për trashëgiminë e një këngëtareje si Nexhmije Pagarusha. Sipas tij, profili i saj duhet të trajtohet në formate.

“Në njërën anë si faktografi apo bibliografi të incizimeve të saj, pasi mendohet se janë nja 150 këngë të interpretuara”, ka thënë ai. Por në rastin e Pagarushës, sipas Jasharit, është një trashëgimi origjinale, e tejkohshme dhe e papërsëritshme.

“Trashëgimi tjetër është roli i saj në kohën kur interpretonte. Asokohe gratë shqiptare nuk ishin të përfaqësuara në këtë art. Ajo ka qenë si një pioniere që ka hapur dyert e shumë gjeneratave të tjera”, ka thënë Jashari. Është i bindur se shumë zhvillime të tjera në këtë fushë kanë ecur falë ndikimit të saj. “Shembulli i saj ka hapur shtigje të reja në përfaqësimin e këngës shqipe. Kishte një talent të pashoq”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.