Bill dhe Melinda Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë, të cilët riformuan filantropinë dhe shëndetin publik, janë duke u divorcuar.

Për dekada, çifti kanë qenë forca të fuqishme në skenën botërore, derisa kontributet e tyre të mëdha bamirëse u kanë dhënë atyre qasje në nivelet më të larta të qeverisë, biznesit dhe sektorit jofitimprurës.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, me një pasuri prej rreth 50 miliardë dollarësh, ka pasur ndikim të madh në fusha si shëndetësia globale dhe edukimi i fëmijërisë së hershme.

Tutje lajmin për ndarjen e kanë bërë vet të ditur dyshja, në një postim në rrjetin social Twitter.

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë,” thanë Bill dhe Melinda Gates në një deklaratë.

Pavarësisht, divorci do të krijojë pyetje të reja në lidhje me fatin e pasurisë së Gates, shumica e të cilave ende nuk i janë dhuruar Fondacionit Gates.

Theksojmë se Gates, i cili bashkë-themeloi Microsoft-in, është një nga njerëzit më të pasur në botë, me pasuri prej 124 miliardë dollarë. /TV Malisheva

Share.