Gjatë mbrëmjes së djeshme (e martë) janë duke u ndarë çmime për të nomunuarit në “Brits Awards 2021”.
Padyshim që një pjesë e madhe e këngëtarëve morën vëmendje në tapetin e kuq me paraqitjet e tyre.
Ndërkohë, artistët që morën çmim kësaj radhe ishin Billie Eilish dhe The Weeknd.
Billie ishte e nominuar në kategorinë e “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, të cilën edhe e fitoi, kurse The Weeknd në “Artisti më e mirë ndërkombëtare”.
Shfaqja ndër të tjera ka pasur një audiencë prej katër mijë pjesëmarrës, afërsisht një e pesta e kapacitetit të vendit.
Po ashtu vlen të përmendet se të pranishmëve nuk i është kërkuar maska mbrojtëse, përpos testi negative për COVID-19. /TV Malisheva