Billie Eilish, është ndër këngëtaret që në moshë të re ka arritur të ketë sukses me projektet muzikore.

19-vjeçarja para disa ditësh ka lansuar një dokumentar, ku ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e saj, shkruan Daily Mail.

Ajo zbuloi edhe se ka qenë në lidhje me një reper, emri i vërtetë i të cilit është Brandon Quention Adams.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, artistja ka kërkuar që fansat të jenë më të sjellshëm ndaj tij, ani pse nuk janë bashkë.

“Jini të sjellshëm me njerëz, çfarë do që të ndodhë. Ju dua shumë, faleminderit që jeni kaq të mirë me mua”, ka shkruar ajo në një shkrim.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë informacione rreth lidhjes së mëparshme, rrjeti ka shpërthyer me lajme për të dhe reperi. /TV Malisheva

Share.