Artistja e njohur, Billie Eilish, ka realizuar një fotosesion të ri dhe të mrekullueshëm.

Ajo është shprehur se ndihet ‘më shumë si grua’ me transformimin e saj me flokët bionde, shkruan Daily Mail.

Billie pozat atraktive i ka bërë për revistën britanike “Vogue”, duke marrë vëmendje të madhe.

19-vjeçarja pranoi ndërkohë se është e gatshme që të ekspozojë edhe më shumë trupin, të cilin gjithmonë e mbulon me rroba të gjera.

Ajo tha: “Ndihem disi më shumë si grua”.

“Gjithçka që iu bënë të ndihemi mirë bëjeni.Nëse doni të bëni operacion, shkoni ta bëni”, shtoi tutje Billie.

Billie kohët e fundit zbuloi videon e re “Your Power”, e cila nxjerr në pah temat e abuzimit seksual, detyrimit dhe kontrollit. /TV Malisheva

 

Share.