Prania e parazitëve në trup mund të shkaktojë infeksione që ditë pas dite kthehen në sëmundje serioze për organizmin. Përvecc medikamenteve, ka dhe mënyra për t’i luftuar në rrugë natyrale. Përdorimi i këtyre erëzave dhe bimëve për të cilat do të flasim më poshtë, është i rëndësishëm të shoqërohet me një regjim ushqimor të balancuar. Nëse merrni medikamente, këshillohuni me mjekun për përdorimin e këtyre bimëve dhe erëzave.
Hudhër e freskët
Hudhra mund të konsiderohet si një produkt i zakonshëm në kuzhinë, por ka aftësi të pagabueshme për të luftuar parazitët që rriten brenda trupit tuaj. Kjo bimë na shpëton nga më shumë se 60 tipe bakteresh dhe kërpudhash në trup, ndërkohë që detoksifikon trupin nga toksinat e padëshiruara. Hudhrën mund ta integroni me lehtësi në vaktet ditore duke e konsumuar të gjallë, në sallata, supra, gatime me mish, etj.
Karafil
Kjo bimë përmban eugenol, tanina dhe kariofilene të cilat konsiderohen si anti-mikrobiale dhe janë në gjendje të vrasin ccdo mikrob që jeton në rrugët e gjakut. Komponentët e karafilit janë në gjendje të luftojnë ccdo parazit dhe protozoar së bashku me vezët e tyre nga trupi. Karafili është përdorur për të luftuar tuberkulozin, malarien, zgjeben, kolerën si dhe infeksione të tjera parazitare apo viruse.
Farat e kastravecit
Krimbat e zorrëve mund të eliminohen nga trupi juaj me ndihmën e farave të kastravecit. Ju do të duhet t’i ktheni ato në pluhur para se t’i përdorni për një trajtim për krimbat e bezdisshëm që jetojnë në aparatin tuaj tretës. Përdorni një luga ccaji farash kastravei të bëra pudër ccdo ditë. Mund t’i hani sicc janë apo t’i shtoni në smoothie.
Farat e gjalla të kungullit
Një tjetër bimë që mund të vrasë parazitët në trup, janë farat e kungullit. Ato ju shpëtojnë nga vezët e parazitëve për shkak se përmbajnë yndyra natyrale që janë toksike për vezët. Kurkubitina e pranishme në to, përmban veti anti-parazitare të cilat paralizojnë krimbat që jetojnë në muret e zorrëve. Grini disa fara kungulli dhe shtojini në sallatë ose smoothie. Do t’ju duhen të paktën gjysmë kupe për një efekt të plotë.
Xhinxheri
Kjo bimë e veccantë mund të përmirësojë tretjen, qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu mund ta përdorni për të trajtuar të vjellat dhe gazrat e shkaktuara nga parzitët. Ngrënia e xhinxherit mund ta bëjë sistemin tuaj tretës të funksonojë më mirë duke vrarë parazitet dhe bakteret që jetojnë brenda jush. /TV Malisheva