Luca Trapanese, 41-vjeç, nga Napoli, adoptoi vogëlushen Alba pasi ajo u refuzua nga 20 familje kur ishte vetëm 13 ditë pasi nëna e saj e dha për birësim për shkak të gjendjes së saj.Trapanese donte të bëhej baba dhe ata i thanë që meqë ishte homoseksual, ai do të mund të birësonte vetëm një fëmijë me “nevoja të veçanta”, transmeton KosovaPress.Luca nuk u shqetësua pasi që tërë jetën ishte vullnetar për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.“Unë jam vullnetar dhe kam përvojë. Kjo vajzë e vogël ka sjellë shumë lumturi në jetën time dhe më ka mbushur jetë. Jam krenar që jam babai i saj”, tha ai për Bored Panda.Ai gjithashtu publikoi një libër për jetën e tij me Albën e vogël.

Share.