Negociatori ukrainas Mykhailo Podoliak ka bërë të ditur se kanë përfunduar negociatat me palën ruse sot dhe se ato do të rifillojnë të mërkurën.
“Ne do të vazhdojmë nesër. Një proces negociatash shumë i vështirë. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pauzës, puna në nëngrupe do të vazhdojë,” ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, raundi i katërt i bisedimeve midis dy palëve filloi ditën e hënë.