Ndërsa janë të ngrohta, janë edhe të buta, si disa ëmbëlsira, por me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më krokante si biskota

Përbërësit:

– 170 g miell spelte;
– 100 g miell thekre;
– 1 vezë;
– 80 ml vaj;
– 150 ml jogurt (ose kefir);
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– susam.

Përgatitja:

Ndizni menjëherë furrën që të ngrohet në 200 C.

Në një enë bashkoni miellin spelt dhe miellin e thekrës, më pas shtoni pluhurin për ëmbëlsira dhe kripën dhe përzieni.

Shtoni vezën, vajin dhe jogurtin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit. Do të përftoni një përzierje ngjitëse.

Formoni me duar 12 topa të vegjël, i rrafshoni dhe pjesës së sipërme hidhni fara susami.

Vendoseni brumin në një tepsi për pjekje në furrë në të cilën keni vendosur letër për pjekje ose të cilën e keni lyer më parë me vaj.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 C për afro 20 minuta, ose derisa pjesa e poshtme të skuqet. /TV Malisheva

Share.