Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka reaguar pas aksionit të PSD-së.
Bislimi përmes një statusi në FCB ka thënë se ndjehet i nderuar nga ky “makro aksion i një mikro partie”.
Ai ka kërkuar nga PSD-ja që të bëhet pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë.
Ky është postimi i tij i plotë:
I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë./ Tv Malisheva