Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, për nder të ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Bislimi tha se ndihet krenar për të gjithë burrat dhe gratë që për dekada e shekuj punuan shumë për liri.

“Jemi krenarë për të gjithë ata burra dhe gra që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetëmohim për të gëzuar ne sot këtë liri që e kemi, por në të njëjtën kohë edhe për të reflektuar për ato obligime që ende nuk i kemi përmbushur”, ka thënë  Bislimi.

Ai tha se qeveria zotohet të realizojë zotimet e Adem Jasharit e komandantëve të tjerë.

“Si Qeveri e Kosovës, zotohemi se për 365 ditë të çdo viti, që zotimet e Komandantit Legjendar Adem Jashari, por edhe të komandantëve të tjerë, që nga koha e Skënderbeut, përfundimisht të realizohen”, ka shtuar ai.

Me Bislimin ishin edhe ministrat Sveçla, Çeku, Murati, Mehaj, Kusari – Lila dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.   /TV Malisheva

Share.