“Në botë, të gjithë, edhe ata që nuk na mbështesin hapur bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Evropës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit demokratik”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.
Ai nënvizoi se Rusia gjithashtu mund të shpenzojë burime të mëdha për të mbështetur luftën dhe mund të kundërshtojë të gjithë botën e lirë.
“Por mësimet e historisë janë të njohura. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një Reich mijëvjeçar, ju humbni. Nëse keni ndërmend të shkatërroni fqinjët, ju humbni. Nëse doni të rivendosni perandorinë e vjetër, humbni”, theksoi Zelensky.
Ndërkohë tre sulme ajrore ruse u regjistruan mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase Ukrinform duke cituar administratën ushtarake rajonale.
/TV Malisheva