NATO duhet të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, sepse kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

I pyetur pse ai mendon se dërgesat gjermane të tankeve në Ukrainë mund të çojnë në një luftë bërthamore, Scholz tha për Der Spiegel se “nuk ka asnjë rregull që përcakton se kur Gjermania mund të konsiderohet palë ndërluftuese në luftën në Ukrainë” dhe se për këtë arsye është shumë e rëndësishme që çdo hap është konsideruar me kujdes, raporton Reuters.

Scholz theksoi se është e rëndësishme që vendet anëtare të NATO-s të bashkëpunojnë ngushtë dhe të mos i kushtojnë vëmendje thirrjeve të papërshtatshme për reagime të ashpra, sepse pasojat e veprimeve të gabuara mund të jenë dramatike, sipas agjencisë britanike.

/TV Malisheva

Share.