Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar edhe dy personat e fundit me covid-9 dhe aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me covid.

Këto të dhëna janë bërë të ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3468 raste, prej tyre 3382 janë shëruar, 86 kanë vdekur, ndërsa raste aktive me covid, nuk ka.

/TV Malisheva

Share.